• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fituesi i Botërorit për Klube do të fitojë 125 milionë dollarë

26/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Botërori i Klubeve i FIFA-s, që do të mbahet në SHBA nga 15 qershori deri më 13 korrik, do të ofrojë premio të jashtëzakonshme për skuadrat që marrin pjesë në të.

Fituesi i kompeticionit do të arkëtojë deri në 125 milionë dollarë (rreth 116 milionë euro), njofton FIFA. Ky do të jetë edicioni i parë me formatin e ri të 32 skuadrave (përfshirë Interin dhe Juventusin nga Serie A), duke përfshirë kampionët e katër kompeticioneve kryesore të katër viteve të fundit.

Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s, tha: “Modeli i shpërndarjes së çmimeve të Botërorit të Klubeve të FIFA-s reflekton kulmin e futbollit për klube dhe përfaqëson shpërblimin më të madh që është dhënë ndonjëherë në një turne futbolli, me një fazë grupesh me shtatë ndeshje dhe një format me ‘play-off’, duke ofruar një çmim potencial prej 125 milionë dollarësh për fituesin.

Përveç çmimeve në para për skuadrat pjesëmarrëse, ekziston një program investimesh solidariteti i paprecedentë, me qëllimin për të shpërndarë 250 milionë dollarë për futbollin e klubeve në të gjithë botën. Ky solidaritet do të ofrojë pa dyshim një shtytje të rëndësishme për përpjekjet tona të vazhdueshme për ta bërë futbollin sport vërtet global”.

Shuma në total, që do të shpërndahet në këtë edicion të Botërorit për Klube, do të jetë 1 miliard dollarë, i ndarë në dy pjesë:
475 milionë dollarë për performancën sportive
525 milionë dollarë për pjesëmarrjen

Shpërndarja e çmimeve për performancën:

2 milionë dollarë për fitore (vetëm në fazën e grupeve)
1 milionë dollarë për barazim (vetëm në fazën e grupeve)
7.5 milionë dollarë për kalimin në 16-she (1/8 finale)
13.125 milionë dollarë për kalimin në çerekfinale
21 milionë dollarë për kalimin në gjysmëfinale
30 milionë dollarë për finalistin humbës
40 milionë dollarë për finalistin fitues

Shpërndarja e çmimit për pjesëmarrjen:

Klubet europiane: nga 12.8 deri në 38.2 milionë dollarë, në varësi të një klasifikimi që bazohet në kritere sportive dhe komerciale
Klube të Amerikës së Jugut: 15.2 milionë dollarë
Klube të Amerikës së Veriut, Qendrore dhe Karaibeve: 9.5 milionë dollarë
Klube të Azisë: 9.5 milionë dollarë
Klube të Afrikës: 9.5 milionë dollarë
Klube të Oqeanisë: 3.6 milionë dollarë

Next Post

Viti i përmbysjeve, ja si Milani tenton Ligën e Kampioneve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.