Tuesday, 19. May 2026
Sport

Manaj, kandidat për lojtarin e xhiros në kualifikime

GS 26/03/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, shkëlqeu në fitoren 3:0 ndaj Andorrës në Tiranë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Manaj i realizoi dy gola në këtë ndeshje dhe tani është kandidat për futbollistin më të mirë të xhiros së dytë të kualifikimeve evropiane për Botërorin 2026.

UEFA e ka përzgjedhur Manajn si njërin prej katër kandidatëve, ndërsa më i miri shpallet me votim.

Pos Manajt në konkurrencë janë edhe Martin Odegaardi i Norvegjisë, Karol Shëiderski i Polonisë dhe Haris Hajradinoviqi i Bosnjë-Hercegovinës.

Teilen: