Duke folur në “Radio KissKiss Napoli”, gjatë emisionit ‘Radio Goal’, Xhovani Galeone ka folur për të ardhmen e Masimiliano Alegrit, një prej emrave më të përfolur si kandidat për pankinën e Milanit sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, ish-trajneri bëri një zbulim që mund të shkatërrojë ambiciet e tifozëve.
“Kam folur me Masimiliano Alegrin në telefon dhe ai më tha se nuk do të shkojë te Milani dhe se nuk ka pasur asnjë kontakt me kuqezinjtë. Ju napolitanët dëshironi të mbani Antonio Konten, por kini kujdes nga Juventusi.
Në fakt, nuk është e sigurt që trajneri aktual do të qëndrojë ende në Napoli, përkundrazi. Mos harroni se ai u largua nga Juventusi dhe Interi”.
PANORAMASPORT.AL