• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Argjentina “turpëron” Brazilin, kualifikohet në Botëror

26/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pa Mesin në fushë dhe pa sulmuesin kryesor Lautaro Martinez, Argjentina kualifikohet në Botëror, e mbi të gjitha poshtëron rivalin e përhershëm Brazilin, duke e mposhtur thellë 4:1.

Në klasiken e futbollit, kampionia e botës ishte e frikshme ndaj kampionit të pesëfishtë të botës, duke e vendosur fatin e sfidës, brenda 37 minutave.

Hulian Alvarez shënoj në minutën e katërt, pastaj Enzo Fernandez në të 12-në për epërsinë e hershme të vendësve.

Në mes të golave të Argjentinës, Kunja i dha shpresë “selesaos” me golin për 2-1 në minutën e 26-të, para se Mekallister të rikthente avantazhin e dy golave, për një pushim të qetë para pjesës së dytë.

Djali i Diego Pablo Simeones, Zhuliano, vulosi rezultatin 4-1 në minutën 71’, ndërsa epërsia e vendasve në Stadiumin Monumental në Buenos Aires ishte po aq e thellë sa shifrat në tabelë.

Argjentina pati 12 gjuajtje ndaj 3 të rivalit, nga të cilat 7 në kuadrat, ndërsa Brazili pati vetëm një goditje në portë, atë të golit.

Me këtë fitore, kampionët e botës kanë 31 pikë dhe do të jenë në Botërorin amerikan në 2026.

Brazili, ndërkaq, është në vendin e katërt me vetëm 21 pikë dhe i duhet të luftojë shumë për t’u kualifikuar.

Habi e vërtetë për një ekip që në formacion ka emra si Vinisius, Markinjos apo Rodrigo.

Next Post

Kupa e Botës për Klube – fitimet marramendëse për çdo fitore, barazim, kalimin e secilës fazë dhe fitimi i trofeut

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.