• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Befason Mourinho

26/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Skuadra e Fenerbahces u eliminua dy javë më parë nga Europa League, kur u mund me penallti nga Rangers.

Trajneri Jose Mourinho, që drejton skuadrën turke, i është rikthyer atij momenti dhe aventurës së tij në Ballkan në një intervistë.

“Para se të vija këtu, nuk dija shumë për futbollin turk. Kur mbërrita, premtova se do të luftoja për tifozët, por nuk e prisja një luftë të tillë. Kuptova që duhej të bëja diçka më shumë”, u shpreh Jose Mourinho.

Dukeë folur për të ardhmen, trajneri portugez shtoi: “E ardhmja ime nuk është e rëndësishme, rëndësi ka Fenerbahçe. Unë kam një kontratë njëvjeçare, por mendimi im i vetëm është që skuadra të bëjë mirë”.

Mourinho ka befasuar duke thënë se mund të drejtojë në Skoci në të ardhmen: “Kam qenë në Skoci për kurset e trajnerit, ata ishin shumë të veçantë. Kam takuar njerëz shumë të veçantë dhe kam mësuar gjëra shumë të veçanta aty”.

“Kur trajnerët e rinj më pyesin se ku duhet të hedhin hapat e parë, unë sugjeroj Skocinë.

Për momentin nuk mund të them se do të shkoj të trajnoj në Skoci sepse kam një punë që më motivon dhe që kërkon besnikëri, por pse jo në të ardhmen”, u shpreh Mourinho.

“Njerëzit mund të thonë se kampionati skocez është një luftë mes dy skuadrave, por ka pasion dhe pasioni në futboll është diçka për mua. Është gjithçka. Të luash në stadiume bosh apo në gara ku nuk ka zjarr pasioni, për mua nuk ka kuptim”, tha Mourinho.

Next Post

“Momentet e jashtëzakonshme me kombëtaren i ruaj në zemër”, Olivier Zhiru: Ibra forcë shtytëse, të bën një lojtar më të mirë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.