• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Nuhiu e Thaqi nga Gjilani, vlerësojnë derbin me Dritën, synojnë fitore ndaj lideres

26/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Për derbin e madh të futbollit në vendin, derbin e Anamoravës, ndërmjet Dritës e Gjilanit, para medieve ka dalë edhe trajneri i Gjilanit, Ardian Nuhiu, si dhe kapiteni Armend Thaqi.

Drita – Gjilani, luhet të enjten, duke nisur nga ora 14:00 në Stadiumin ndihmës në Gjilan.
“Kemi shfrytëzuar pushimin dy javor të punojmë me futbollistët për tu përgatitur taktikisht e fizik. Jemi munduar ta studiojmë kundërshtarin në detaje më të vogla. Shoh një skuadër të unifikuar dhe të mobilizuar para kësaj ndeshjeje për të bërë punë së bashku, e cila do të na sjellë suksesin. E dimë se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për tifozët, gjithashtu e veçantë dhe ngelet në histori. Është ndeshje speciale dhe është kënaqësi të jesh pjesë e këtij derbi, por gjithashtu edhe sfidë e përgjegjësi. Kjo ndeshje gjithnjë ka qenë shumë e rëndësishme si në aspektin e pikëve, ashtu edhe në atë të krenarisë”, ka thënë trajneri Nuhiu për gazetarët.

Ndërkohë mbrojtësi i djathtë Armend Thaqi e ka vlerësuar sfidë të vështirë dhe ndeshjen më të madhe në vend.
“Lirisht mund të them se është derbi më i madh në trojet tona. Ne jemi të nderuar si futbollistë që jemi pjesë e këtij derbi e njëkohësisht është përgjegjësi shumë e madhe, por edhe kënaqësi. Vijmë nga një pushim dhe pas dy ndeshjeve në të cilat nuk kemi mund të marrim rezultatet e dëshiruara, humbja me Malishevën dhe barazimi me Prishtinën, duke bërë dy hapa fals. Është ndeshje shumë e vështirë, por duhet të kthehemi te ecuria jonë e mirë, duhet të mendojmë te fitorja”, ka thënë Thaqi.

Gjilani, pas 25 xhirove mban pozitën e katërt në tabelë me 35 pikë, 19 më pak se rivali i përhershëm Drita, si kryesuese e Superligës.

Në total ky pritet të jetë derbi numër 50-të kampional që nga pasluftja ndërmjet këtyre dy skuadrave, ndërkohë i 56-ti në të gjitha garat.

Kjo ndeshje zhvillohet të enjten më 27 mars në stadiumin ndihmës në Gjilan dhe fillon nga ora 14:00.

 

Next Post

Moriero pas humbjes: Kemi përpara 5 finale

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.