Tuesday, 19. May 2026
Sport

Drita – Gjilani, derbi i madh që pritet me drithërima

GS 26/03/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Gjilanit ka mbyllur edhe seancën e fundit stërvitore para takimit kampional ndaj Dritës, i cili zhvillohet këtë mesjavë.

“Gjithë grupi ishte në dispozicion të stafit teknik gjatë këtyre ditëve përgatitje për këtë ndeshje. Atmosfere ka qenë tejet pozitive, ani pse në ditët e fundit ka mbretëruar mot me shi.

Rrahmani ka stërvitur me intensitet të plotë me grupin dhe do jetë në dispozicion të stafit teknik, njësoj sikurse edhe futbollistët e tjerë të cilët kanë patur shqetësimet e tyre të mëparshme.

Në total ky pritet të jetë derbi numër 50-të kampional që nga pasluftja ndërmjet këtyre dy skuadrave, ndërkohë i 56-ti në të gjitha garat.

Kjo ndeshje zhvillohet të enjten më 27 mars në stadiumin ndihmës në Gjilan dhe fillon nga ora 14:00″, ka njoftuar SC Gjilani.

Teilen: