Tuesday, 19. May 2026
Sport

Shkarkimi i Tiago Motës, De Biazi: Drejtuesit bënë zgjedhjen e duhur

GS 26/03/2025 1 Min. Lesezeit

Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Xhani de Biazi, është ndalur për të komentuar edhe situatën që është duke kaluar Juventusi momentalisht.

DE BIAZI

Ai foli për “Radio Kiss Kiss”, duke komentuar shkarkimin e Tiago Motës. “Drejtuesit janë duke u përpjekur që të shpëtojnë sezonin. Kur je duke drejtuar një skuadër dhe timonieri humb kontrollin, atëherë ai kthehet në një problem.

Tiago Mota, për mendimin tim, do të bëjë një karrierë të madhe, madje ky shkarkim do t’i shërbejë shumë për të ardhmen. Një ditë do ta kuptojë se çfarë ka gabuar. Mendoj se drejtuesit ishin të detyruar të bënin këtë zgjedhje”, tha ndër të tjera Xhani de Biazi.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: