• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Russell: McLaren është ende e pakapshme

29/03/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dy podiume në dy garat e para sezonale është një rezultat që te Mercedes nuk e prisnin, por që i inkurajon për pjesën e mbetur të sezonit.

Jo vetëm dy podiumet e George Russell por edhe paraqitjet e mira të Kimi Antonelli, që debuton në Formula 1, kanë bërë që atmosfera këtë fillimsezoni të jetë e mirë.

“Vendi i tretë ishte maksimumi për ne, kështu që ne mund të jemi të kënaqur me rezultatin.

Kemi marrë dy podiume në këto dy gara të zhvilluara deri më tani për të filluar sezonin me këmbën e mbarë”, tha britaniku George Russell, që është renditur dy herë i treti këtë sezon në dy garat e zhvilluara deri më tani.

“Mendoj se McLaren është ende më e shpejtë se ne edhe pse do të dëshironim të duelonim me ta për fitoren.

Ndaj, për momentin, duhet të kënaqemi që jemi skuadra më e mirë pas McLaren. Të shohim se çfarë do të sjellë sezoni në vazhdim”, shtoi George Russell, që përgatitet për garën e radhës në Japoni.

Përveç dy podiumeve të Russell te Mercedes janë të kënaqur edhe me debutuesin Kimi Antonelli, që ka grumbulluar 22 pikë (një vend i katërt dhe një i gjashtë). “Kimi na ka ndihmuar shumë. Është i ri por po paraqitet mjaft mirë për një debutues. Ka qenë një start i mirë i sezonit për të”, tha Russell.

Next Post

Elbasani dhe Partizani vijojnë serinë e fitoreve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.