Friday, 13. February 2026
Formula 1

Marc Marquez dikton garën sprint në Amerikë

GS 30/03/2025 1 Min. Lesezeit

Piloti spanjoll i Ducati, Marc Marquez, vijon të dominojë në botërorin e MotoGP.

Ai fitoi garën sprint të zhvilluar në Amerikë, sfida e tretë sezonale, duke triumfuar në të gjitha garat e zhvilluara deri më tani.

Kjo ka bërë që diferenca me rivalët të rritet ndjeshëm, +19 pikë nga vendi i dytë, ku ndodhet vëllai i tij Alex Marquez me Ducati Gresini. Ai u klasifikua i dyti sot, ndërsa në vendin e tretë doli italiani Francesco Bagnaia me Ducatin zyrtar.

Xhirot e para ishin të dueluara, por shpejt Marquez nis të diktojë, duke fituar duelin e rivalët e tjerë.

Mirë u paraqitën në këtë garë edhe dy motorët e VR46 Racing Team (skuadra e Valentino Rossi), në vendet 4-5 me pilotët e saj.

Teilen: