Tuesday, 19. May 2026
Sport

Dhimbje koke për Artetën, mbrojtësi i Arsenalit dëmtohet dhe rrezikon të humbasë duelin me Realin

GS 02/04/2025 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel Magalhaes është dëmtuar në ndeshjen kundër Fulhem.gabriel-magalhaes-5-780x439Ai është një mbrojtës kyç dhe dëmtimi i tij vjen në momentin më të keq të mundshëm, pasi javën tjetër do të presin Real Madridin në Champions. Një goditje e madhe për Artetën, pasi pa Gabriel në qendër të mbrojtjes, ky repart është shumë më i varfër.

Edhe trajneri Mikel Arteta ka thënë se nuk e dinë nëse ai do të rikthehet javën e ardhshme.

“Gabriel ndjeu diçka në këmbë, ne nuk e dimë se sa e madhe është kjo. Jurrien Timber tashmë po luftonte herët. Ai nuk mund të vazhdonte… tani do t’i vlerësojmë të dy lojtarët”, ka thënë Arteta.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: