• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ancelotti: Nuk e pashë kurrë veten të eliminuar

02/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madrid arriti të kualifikohej në finalen e Kupës së Mbretit të martën pas një gjysmëfinaleje spektakolare kundër Real Sociedad.

Ndeshja e kthimit në “Santiago Bernabéu” prodhoi plot tetë gola, duke përfunduar 4:4, çka i siguroi “Los Blancos” kalimin në finale me rezultatin e përgjithshëm 5:4.

Ishte një ndeshje emocionuese për tifozët neutralë, por për ata të Real Madridit kishte edhe arsye për shqetësim, pasi skuadra e tyre pësoi katër gola në shtëpi ndaj baskëve.

Sipas Marca, trajneri Carlo Ancelotti pranoi këtë problem përpara konferencës për shtyp, ndonëse e shijoi spektaklin e 120 minutave.

“Ishte një ndeshje argëtuese me shumë gabime, por edhe me shumë momente të mira. Ishte emocionuese. Jemi në finale dhe në fund ia dolëm të arrijmë objektivin tonë. Nuk e pashë kurrë veten të eliminuar, sepse në Bernabéu gjithçka mund të ndodhë. Kur kemi nevojë për përmbysje, nuk dorëzohemi kurrë, sidomos në shtëpi, me tifozët tanë.”

“Patëm pak fat të keq, Alaba preku dy herë topin në mënyrë të pafat. Këto janë gjëra që ndodhin. Por të pësosh 4 gola nuk është diçka e mirë. Ne shënuam 4, por nuk patëm ekuilibër. Jemi një ekip me pak ekuilibër, por me shumë forcë sulmuese. Shënuar katër herë ndaj Real Sociedad nuk është e lehtë”.

Next Post

Sot dhe nesër luhen dy ndeshjet e para gjysmëfinale

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.