Tuesday, 19. May 2026
Sport

Xhudistë nga e mbarë bota, në kampin ndërkombëtar të xhudos në Pejë

GS 02/04/2025 1 Min. Lesezeit

Xhudistë e xhudiste nga vendet si Italia, Republika Çeke, Finlanda, Greqia, Sllovenia, Moldavia, Bosnia e Hercegovina, Anglia, Afrika e Jugut, Shqipëria dhe Kosova, morën pjesë në kamp për një javë radhazi.

Kampi u zhvillua nën udhëheqjen e Kryemjeshtrit Driton Kuka, dhe trajnerëve Fatos Tabaku dhe Majlinda Kelmendi, duke sjellë përvojë dhe profesionalizëm në çdo stërvitje.

Ky kamp organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos”, nën komponentën “Diplomacia Publike” që ka për qëllim zhvillimin e diplomacisë kosovare përmes sportit të xhudos.

Teilen: