Tuesday, 19. May 2026
Sport

VIDEO/ Eraldo Çinari nuk kursehet, ish-sulmuesi i Partizanit dhe Vllaznisë gjen golin e radhës në Armeni

GS 02/04/2025 1 Min. Lesezeit

Eraldo Çinari ka gjetur golin e radhës me ekipin e NOAH në Armeni. Skuadra e tij u kualifikua në gjysmëfinalen e Kupës, pasi mposhti Gadzasar me rezultatin 4-0.

bandicam 2025-04-02 19-43-15-734

Çinari shënoi golin e tretë për NOAH, kur luhej minuta e 81-të. Kualifiki konsiderohej çështje e mbyllur, pasi takimi i parë ishte fituar në transfertë(0-3).

Ish-sulmuesi i Partizanit dhe Vllaznisë ka bërë mjaft mirë edhe në kampionat. Ka fituar minuta në 17 javë dhe ka shënuar 11 gola, ndërsa ka asistuar edhe pesë të tjerë.

Goli i Eraldo Çinarit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: