Tuesday, 19. May 2026
Sport

Milani dhe Interi premtojnë spektakël, mësoni formacionet zyrtare të derbit që luhet për finalen

GS 02/04/2025 1 Min. Lesezeit

Milani pret Interin në orën 21:00. Derbi i Milanos është i pari i vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Big_Match_Inter-Milan

Përballjet e këtij sezoni i kanë buzëqeshur Milanit. Kuqezinjtë kanë fituar dy prej tyre, ndërsa i fundit u mbyll me barazim.

Trajnerët Konseisao dhe Inzagi kanë ndarë mendjen për lojtarët që do e nisin nga minuta e parë në “San Siro”. Asllani nuk është i gatshëm as në stol për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve.

FORMACIONET ZYRTARE

Milan: Menja; Uokër, Gabia, Çau, Teo Hernandez, Fofana, Reijnders, Himenez, Pulisiç, Leao, Abraham

Trajner: S. Konseisao

Inter: Hosep Marines; Bisek, De Vraj, Bastoni, Darmian, Fratezi, Çalhanoglu, Barela, Karlos Augusto, Turam, Korea

Trajner: S. Inzagi

PANORAMASPORT.AL

Teilen: