I intervistuar nga “Cronache di Spogliatoio”, Sandro Tonali, lojtari i Njukasëllit, foli për Interin dhe bëri një krahasim me Milanin e tij, që tre vjet më parë shpallej edhe kampion i Italisë. “Ekipi aktual zikaltër më kujton Milanin tim nën drejtimin e Piolit.
Përveçse të zotët në fushë, ata kanë Inzagin që ka qenë gjithmonë shumë i aftë në krijimin e frymës së grupit. Mendoj se e ka ndërtuar trajneri. Nuk gjen kudo lojtarë që nuk luajnë kurrë, por që vrapojnë për të festuar sa herë që skuadra e tyre shënon”, deklaroi mesfushori.
NGJASHMËRITË – Derbi është një ndeshje pa favorit, megjithatë ecuria sezonale vendos Interin në plan të parë. Lidhur me analogjitë mes ekipeve, Tonali ka ende shumë për të dhënë sepse është e vërtetë që ka shumë ngjashmëri.
“Pse bëhet krahasimi mes këtij Interi dhe Milanit tim? Sepse Interi është i bukur për t’u parë. Ka lojtarë si Fratezi, që nuk luan shumë, por kur është në fushë bëhet vrastar me paraqitje dhe gola të rëndësishëm. Grupi ynë te Milani ishte i tillë.
Nuk kishte kurrë probleme. Edhe nëse ndodhte diçka ajo zgjidhej menjëherë. Pioli ishte shumë i aftë për të menaxhuar grupin dhe për t’i argëtuar të gjithë lojtarët”, përfundoi Sandro Tonali që përflitet për një rikthim në Serinë A, ku e kërkojnë Juvja dhe Milani.
PANORAMASPORT.AL