Tuesday, 19. May 2026
Sport

Dorëzohet Serbia, flamuri i Kosovës valëvitet në Beograd, kreu i FFK-së ben fotografi pranë tij

GS 02/04/2025 1 Min. Lesezeit

Duke e mbajtur flamurin e Kosovës, në Beograd, në vendin ku të enjten mbahet Kongresi i 49-të i UEFA-së, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë ngjarje.

Sporti në Tëvë 1, e ka siguruar fotografinë e Ademit në Beograd, duke dhënë sinjal se futbolli ka triumfuar ndaj politikës në kryeqendrën serbe.

Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, derisa Federata e futbollit e Serbisë, refuzon gjithçka që lidhet me futbollin e Kosovës.

Megjithatë para rregullave të UEFA-së si organizatore e Kongresit është dorëzuar tërësisht pala serbe.

Kongresi i 49-të i Rregullt i UEFA-s do të zhvillohet të enjten në Beograd të Serbisë.  Aty do të hartohet edhe udhëzuesi i Konfederatës më të madhe në botë që do të përcaktojë politika e zhvillimit të futbollit Europian

Flamuri i Kosovës është duke valvuar në Beograd bashkë me flamujt e 55 shteteve anëtare të UEFA-së.

Teilen: