Tuesday, 19. May 2026
Sport

“El Clasico” në finale të Kupës së Mbretit, Barça i bashkohet Realit në finale

GS 02/04/2025 1 Min. Lesezeit

Barcelona ka kaluar në finale të Kupës së Mbretit, aty ku do të përballet me Real Madridin, pasi eliminoi Atletico Madridin me rezultat të përgjithshëm 5-4.

Barcelona ka arritur të fitojë në “Metropolitano” me rezultatin 1:0 ndaj Atletico Madridit dhe ta vendos finalen “El Clasico” ndaj Real Madridit. 

Barça të mërkurën mbrëma fitoi me golin e Ferran Torresit në minutën e 27-të. 

Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultatin 4:4. 

Reali të martën mbrëma në vazhdime e eliminoi Real Sociedadin. 

Finalja luhet më 26 prill në “La Cartuja” të Sevillas.

Teilen: