• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ilir Daja: Vllaznia e fortë, por pa lodhje nuk arrihet rezultati

03/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vllaznia dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi me rezultatin 0-0. Në përfundim të këtij dueli ka folur trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja.

“Në Shkodër dhe me Shkodrën luhet gjithmonë futboll, sepse ambienti, tifozët, vetë shkodranët kanë qejf të luhet një lojë e hapur. Edhe ne jemi në të njëjtin nivel.

Gjithmonë bëhet një lojë e mirë. Për të shkuarën, me këtë lloji spektakli, arbitri do të jetë më mirë menaxher, sesa i rreptë.

Sonte ishte një ndeshje ku në pjesën e parë bëmë mirë, mund të kishim shkuar drejt golit. Kishim përsëri probleme pasi Goudiaby ishte me temperaturë. Itodo ka dy muaj që nuk luan. Me gjithë këto probleme që kemi dhe rikuperimet që janë në rikuperim e sipër, mendoj se bëmë një ndeshje të mirë përballë një Vllaznie që është e fortë për t’u mposhtur.

Vetë Kupa nuk të lë shumë të gabosh, sepse është me sistem eliminimi. Përveç rezultatit, duhet të jesh edhe në ekuilibër pasi ke 180 minuta. Specifika e Kupës është diçka tjetër, për shkak eliminimi. Ishim në relaks? Në momentin që t’i sheh se lojtarët japin maksimumin në fushë, sigurisht që ne në pankinë jemi më të qetë.

Skema me 4 sulmues që ndryshojnë pozicionet? Pa lodhje nuk ka rezultat. Pa marrë përgjegjësi, nuk ka rezultat. Ajo që e bën të mundur këtë lojë, është sepse lojtarët që unë drejtoj janë goxha të motivuar dhe bëjnë çdo ditë përpjekje që të përmirësohen, diçka që e tregojnë rezultatet dhe performancat e lojës”, u shpreh Daja.

Next Post

VIDEO/ Derbi spektakolar! Dominimi i Interit nuk mjafton, Milani mbetet i pathyeshëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.