Tuesday, 19. May 2026
Sport

VIDEO/ Derbi spektakolar! Dominimi i Interit nuk mjafton, Milani mbetet i pathyeshëm

GS 03/04/2025 1 Min. Lesezeit

Milani si mace e zezë për Interin në këtë sezon, teksa kuqezinjtë vijojnë të mbeten të pathyeshëm, në përballjet ndaj zikaltërve, duke mos u mposhtur asnjëherë, në 4 herë që skuadrat janë takuar në këtë sezon futbollistik. Kuqezinjtë arritën të barazonin 1 me 1 në aktin e parë gjysmëfinal të Kupës së Italisë, teksa finalisti do të pëcaktohet në duelin e kthimit.  

 

Big_Match_Inter-Milan

Milani kaloi i pari në avantazh me Abraham në minutën e 47-të, ndërkohë që Interi barazoi shifrat me supergolin e Çalhanoglu 20 minuta më vonë.  

Vlen të theksohet fakti se zikaltrit ishim më dominues në këtë duel duke shënjestruar 7 herë portën e Menja, kundrejt 4 gjuajtjeve në kuadrat të Milanit.  

FT: MILAN – INTER 1-1

Abraham 47′ / Çalhanoglu 67′

GOLI I ÇALHANOGLU: VIDEO 

GOLI I ABRAHAM: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE

Milan: Menja; Uokër, Gabia, Çau, Teo Hernandez, Fofana, Reijnders, Himenez, Pulisiç, Leao, Abraham

Trajner: S. Konseisao

Inter: Hosep Marines; Bisek, De Vraj, Bastoni, Darmian, Fratezi, Çalhanoglu, Barela, Karlos Augusto, Turam, Korea

Trajner: S. Inzagi

PANORAMASPORT.AL

Teilen: