Tuesday, 19. May 2026
Sport

VIDEO/ Shënoi supergol në Premier Ligë, Sandro Tonali zbulon të vërtetën nëse tentoi direkt portën

GS 03/04/2025 1 Min. Lesezeit

Sandro Tonali shënoi një gol mahnitës për Njukasëll kundër Brentfordit në triumfin 2 me 1 që bardhezinjtë morën në kampionatin e Premier Ligës.tonaliNë minutën e 74-të të takimit, goditja e tij nga krahu i djathtë në afërsi të vijës anësore të fushës, shtangu portierin kundërshtar dhe tifozët, duke bërë xhiron e rrjetit, si një nga golat më të bukur të sezonit.

Ishte goli i karrierës së mesfushorit italian, i cili tha se kryevepra e tij ishte diçka mes një gjuajtje dhe një krosimi. “Sinqerisht, ishte 70 për qind harkim në qendër dhe 30 për qind gjuajtje në portë”, tha Tonali.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: