Tuesday, 19. May 2026
Sport

Media kroate: Skandal në Kongresin e UEFA-s, serbët hyjnë në hotel dhe dogjën flamurin e Kosovës

GS 03/04/2025 1 Min. Lesezeit

Skandali i Beogradit ka bërë jehonë të madhe në mediat e njohura të rajonit siç janë në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë.

“Skandal në Kongresin e UEFA-s, serbët hyjnë në hotel dhe dogjën flamurin e Kosovës”, është titulli i mediumit kroat “tportal”. 

“Gjithçka nisi kur kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë një fotografi pranë flamurit.

Ai u shpall  si hero në Kosovë, por Federata Serbe e Futbollit këmbëngul se në fakt ishte një provokim politik”, shkruan më tej.

“Mirëpo, drama e vërtetë u shpalos mbrëmjen e së mërkurës kur një grup i vogël prej rreth dhjetë tifozësh të Cërvena Zvezdës, kinse anëtarë të famëkeqit ‘Delija’, hynë në hotel, hoqën flamurin e Kosovës dhe më pas  i vunë flakën!

UEFA ende nuk ka reaguar për këtë incident”, shkruan media kroate.

Teilen: