Tuesday, 19. May 2026
Sport

Partizani fiton aktin e parë me Egnatian, vendos Keko

GS 03/04/2025 1 Min. Lesezeit

Partizani ka triumfuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, 1:0 përballë Egnatias në “Arena Egnatia”, një sfidë që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport.

Një ndeshje e luftuar, me rrogozhinasit që krijuan një volum të madh loje, krijuan raste, por pa arritur të mposhtin portierin Alban Hoxha.

Nga ana tjetër, të kuqtë shfrytëzuan në maksimum mundësinë e krijuar. Ishte Keko, i cili fitoi një 11-metërsh dhe e ktheu në gol në minutën e 85-të.

Trajneri Gega duket se ka dhënë efektin e duhur tek të kuqtë, pas fitores në kampionat kanë hedhur një hap shumë të rëndësishëm dhe në Kupë.

Teilen: