• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prapaskenat interesante/ Kërcënimi me zëvendësim, që ndezi Viniciusin në Kupë

03/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në fund ishte Antonio Rydiger heroi i Realit të Madridit për kualifikimin në finalen e Kupës së Mbretit. Ishte gjermani që shënoi golin e barazimit 4-4 në kohën shtesë që rezultoi vendimtar për Madridin. Por, pavarësisht kësaj, ajo që ka rënë në sy ka qenë paraqitja e bërë nga Vinicius Zhunior.

Vinicius-protest

Braziliani nuk ka shënuar, por ka lënë gjurmë në takimin e së martës në mbrëmje. Nuk ka qenë konstant në 120 minutat, por vërtet në pjesën e dytë dhe në dy shtesat ai ka ndezur turbon, duke detyruar lojtarët e Sociedadit të përdorin metodat më të ashpra për ta ndalur.

Duke iu kthyer paraqitjes së Vinit, mediat kanë zbuluar se ka qenë një kërcënim nga trajneri Ançeloti që ka futur në lojë sulmuesin brazilian. Karlo Ançeloti ishte afër marrjes së vendimit për zëvendësimin e Viniciusit në pjesën e dytë.

I gjithë “Bernabéu” pa kur Davide dhe vetë trajneri italian shpërthyen me zemërim për qëndrimin apatik të brazilianit gjatë shumë fazave të ndeshjes, veçanërisht në mbrojtje. Biseda në fushë nuk la vend për dyshime, siç e konfirmoi edhe vetë trajneri pas ndeshjes.

“Çfarë ndodhi me Vinicius? A i thatë se do ta zëvendësonit nëse nuk kontribuonte në mbrojtje?”, u pyet në një konferencë për shtyp. “Po, është e vërtetë, – tha Ançeloti, – Dhe pas asaj bisede, Vini e rriti ritmin dhe nxori të gjitha cilësitë e tij, duke luajtur një rol kyç në kohën shtesë. Ai dha dy asistime”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

VIDEO/ Enzo Fernandez bën heroin, Çelsi mposht Totenhemin në derbi dhe i rrëmben vendin e katërt Sitit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.