Tuesday, 19. May 2026
Sport

Ramush Rushiti propozon Ligën Rajonale mes katër shteteve 

GS 03/04/2025 1 Min. Lesezeit

Kryetrajneri i klubit të basketbollit Junior 06 Moni Bau nga prizreni (femrat), Ramush Rushiti, ka një ide interesante në lidhje me formimin e Ligës Rajonale.

“Unë mendoj se basketbollit tonë i duhet urgjentisht ta formojë Ligën Rajonale të grupmoshave (Kosovë-Maqedoni e Veriut – Shqipëri dhe Mali i Zi). 

Liga në fjalë do të promovojë lojëra të forta dhe konkurrencë të fortë dhe reale.

Gjithashtu, do të shohim se ku jemi, në realitet dhe se a jemi të denjë për t’u përballur me basketbollin fqinj. Lojërat e forta që do të zhvilloheshin, në masë të madhe do ta vënë në pah cilësinë e basketbollit tonë. 

Të investojmë sa më parë për rininë tonë dhe të ardhmen e tyre të ndritshme.

Ky eshte propozim i im”, ka shkruar Rushiti në profilin e tij në facebook.

Teilen: