• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Viktimat” e Murinjos/ Nga përplasja e fundit me Okan Burak në Turqi e deri te kërcënimi me jetë! Ja sherret e portugezit

04/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kapja nga hunda e trajnerit të Gallatasarajit i parapriu përplasjes epike me Venger, Ranieri, Benitez, Alegri dhe shumë kolegë të tjerë të stolit për Hoze Murinjon.

Screenshot 2025-04-04 101208

Ja disa nga përballjet më të bujshme:

“HUNDA”

Temperamenti i Murinjos ka qenë gjithmonë… i veçantë. Episodi i fundit është vetëm pak orë i vjetër, kur ai e mori fjalë për fjalë për hundë trajnerin Okan Buruk, pas ndeshjes së Kupës së Turqisë. Pasoi një përleshje, e cila madje u shua me ndihmën e policisë. Por edhe marrëdhënia me trajnerët e tjerë ka përjetuar momente tensioni dhe antipatie.

“HELMI” MBI VENGER

Marrëdhënia me Arsen Vengerin ishte ndër më helmueset. Murinjo e quajti atë një “humbës”, duke e akuzuar se mendon më shumë për Çelsin sesa për Arsenalin. Të dy u përplasën jashtë linjave në një derbi të Londrës në vitin 2014. Në vitin 2020, ata u përballën sërish nga distanca. Ja çfarë tha portugezi për Vengerin: “Unë nuk jam atje, sepse ai kurrë nuk më mundi”. Përgjigja e francezit: “Është një provokim i vazhdueshëm, më duket sikur jam në kopsht me të”.

GRUAJA E BENITEZ

Murinjo dhe Benitez janë përballur disa herë në Premier Ligë dhe Champions. Mou e akuzoi atë se “fliste shumë” dhe “fitoi pak pa trashëguar ekipe të forta”. Por kulmi erdhi në vitin 2015, kur zonja Montserat, gruaja e spanjollit, tha se burri i saj duhej të zgjidhte “rrëmujën” e skuadrave të lëna nga Mourinjo. Hoze u përgjigj thatë: “Ajo duhet të mendojë për dietën e burrit të saj, ajo më shkatërroi Interin”.

DEGJENERIMI I RANIERIT

Përplasja e parë e nxehtë me “Special One” në Itali ishte me Klaudio Ranierin gjatë kohës së tij në Inter. Ai e sulmoi, duke e quajtur një trajner që “nuk ka fituar asgjë në karrierën e tij”. Ranieri është kundërpërgjigjur duke e akuzuar për arrogancë. Portugezi shtoi: “Ai është 70 vjeç dhe nuk ka mësuar të fitojë”. Mosmarrëveshjet u zgjidhën vetëm vite më vonë, kur të dy e përkufizuan veten si “profesionistë të mëdhenj”.

GISHTIN NË SYRIN E VILANOVAS

Koha e Murinjos në Real Madrid e pa atë të përfshihej në një rivalitet intensiv me Guardiolën te Barcelona. Të dy u përballën me njëri-tjetrin në dhjetëra “El Cásico”, shpesh në prag të zënkave. Portugezi e provokoi hapur Pep-in, duke kulmuar me gjestin e famshëm të gishtit në sy ndaj të ndjerit Tito Vilanova, që i kushtoi atij një dënim me dy ndeshje në vitin 2011.

“PËRPLASJA” ME KONTEN

Gjatë kohës në Premier Ligë, marrëdhëniet mes luzitanit dhe Kontes janë ndezur. Mou kritikoi festimet e trajnerit italian, duke i cilësuar ato “poshtëruese”. Konte u përgjigj duke iu referuar portugezit si “një burrë i vogël”. Murinjo gjithashtu përmendi problemet ligjore që Konte kishte në Itali.

TALLJA KARSHI DE BUR

Shkëmbimi me De Bur në vitin 2018. Holandezi e nis duke folur për menaxhimin e keq të Rashfordit nga portugezi. “Special One” përgjigjet ashpër: “Ai është trajneri më i keq në historinë e Premier Ligë. Shtatë ndeshje, shtatë humbje. Fundi i historisë”.

ALIBITË KUNDËR SARRIT

Me Sarrin, marrëdhënia ishte e tensionuar sidomos në derbitë kur ata drejtonin respektivisht Romën dhe Lacion. Murinjo kritikoi qëndrimin e ekipit lacialë, duke e quajtur mbrojtës. Sarri iu kundërpërgjigj duke akuzuar se kërkon gjithmonë alibi. Përplasjet verbale kanë qenë të vazhdueshme, me sulme të mbuluara dhe pa simpati.

ALEGRI, AKUZAT

Murinjo dhe Maks Alegri u përplasën gjatë disa ndeshjeve mes Romës dhe Juventusit. Mou akuzoi Juventusin se “fitoi pa luajtur kurrë”, ndërsa Alegri u përgjigj duke theksuar se “fitimi është e vetmja gjë që ka rëndësi”. Trajneri portugez ka aluduar vazhdimisht për mbrojtjen e pretenduar mediatike që gëzon Alegri, duke nxitur tensionin mes të dyve.

KERCËNIMET ME JETË

Në sezonin 2012-13, gjatë një derbi midis Real Madrid dhe Atletiko, Murinjo pati një përballje të vështirë ballë për ballë me gjermanin Burgos, ndihmësin e Simeones. Pas një provokimi, Burgos humbi durimin dhe iu afrua kërcënues, duke i bërtitur në fytyrë: “Unë nuk jam Tito (Vilanova), do të të pres kokën!”. Ndërhyrja e ndihmësve evitoi një përplasje fizike.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

Malisheva – Prishtina, kryendeshja e ditës në Superligën e futbollit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.