• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Darkë speciale, lojtarët e Juves i premtojnë Tudorit… Ligën e Kampioneve

04/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Puna e Igor Tudorit po përqendrohet në fushë, por jo vetëm. Misioni “Liga e Kampioneve” për Juventusin është shumë delikat dhe i rëndësishëm, prandaj po provohet çdo mundësi për të bashkuar grupin dhe për të luftuar në çdo front.

Screenshot 2025-04-04 123822

Madje është zhvilluar edhe një darkë skuadre në restorantin e Bonuçit, i cili ndodhet vetëm pak hapa larg selisë bardhezi. Pa angazhime në mesjavë, trajneri kroat ka thirrur futbollistët, të cilët janë përgjigjur të gjithë, përfshirë Gatin, i cili është i lënduar dhe ka ardhur me paterica, për të kaluar kohë së bashku edhe larg fushave dhe për të krijuar grupin. Objektivi është për të rikthyer atë afërsinë mes njëritjetrit që bëhet thelbësore për të përballuar më mirë tetë ndeshjet e fundit.

Përveç Tudorit, i cili ka paguar faturën, ka qenë gjithashtu stafi teknik, por jo drejtuesit, si dëshmi e dëshirës për një takim kryesisht sportiv dhe të orientuar për të përballuar sa më mirë një sfidë kyçe si ajo kundër Romës. Sa i përket menysë, nga restoranti Bonuçit nuk ka dalë asnjë informacion, edhe pse është e lehtë të imagjinohet se ka qenë një menu me peshk.

Gjithçka është sekret, përveç dëshirës së grupit të Juves për të arritur vendin e katërt. Në këtë darkë, lojtarët bardhezi janë përpjekur të kalojnë sa më mirë në shoqërinë e njëritjetrit dhe të premtojnë njëzëri se Champions-i do të arrihet me çdo kusht.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Granit Xhaka, mbreti i pasimeve në Bundesliga!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.