Tuesday, 19. May 2026
Sport

Përballja e parë finale

GS 04/04/2025 1 Min. Lesezeit

Sonte fillon faza finale e “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve.

Grapeland dhe KEK-u përballen në finale për titullin e kampionit, por edhe inkuadrimin në Superligën e basketbollit në edicionin e ardhshëm, ndërkohë, finalisti do të luajë në “Play-out”, me vendin e shtatë të elitës për një vend në Superligë në edicionin 2025-26.

Skuadra që shënon dy fitore në “Play-off” do të shpallet kampione e Ligës së Parë.

Njëkohësisht finalet pritet të jenë mjaft interesante, duke marrë parasysh se këto dy skuadra ishin në vendin e parë, përkatësisht të dytë në garat e rregullta.

Në gjysmëfinale, Grapeland eliminoi New Basket, derisa KEKU eliminoi Kosovarin.

Përballja ndërmjet Grapeland dhe KEKU zhvillohet nga ora 17:00 dhe transmetohet në Art Motion.

17:00 Grapeland vs KEKU

Teilen: