Çavi Hernandez nuk ka gjetur ende një pankinë për të drejtuar që nga largimi nga stoli i Barcelonës. Por së fundmi një hipotezë mjaft interesante ka dalë në horizont për ish-mesfushorin katalanas.
Mediat meksikane e shohin atë si një prej kandidatëve kryesorë për të marrë drejtimin e Monterrej në Meksikë, pasi nga stoli i skuadrës pritet të largohet shumë shpejt Martin Demiçelis. Mungesa e rezultateve, por edhe një zënkë me mesfushorin n Serxho Kanales, kanë bërë që situata të përkeqësohet për teknikun argjentinas. Gjetë zënkës së famshme të pak ditëve më parë, Kanales goditi me shkelm derën e dhomave të zhveshjes dhe pësoi një dëmtim që mund ta lërë gjatë larg fushave të lojës.
Kjo mendohet se i ka vënë vulën qëndrimit të Demiçelis, pasi pritet shkarkimi i shpejtë i tij. Klubi ka nisur punën për të gjetur zëvendësuesin dhe mendon se mund ta bindë Çavin me faktin se do të përfaqësohet në Botërorin e Klubeve në verë. Nëse pranon ofertën, ish-mesfushori do të drejtojë në vijimin e këtij sezoni edhe Serxho Ramas, i cili pak kohë më parë iu bashkua klubit meksikan.
PANORAMASPORT.AL