• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Klubi i Bundesligas i falet tifozëve

05/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tifozët shpesh ndihmojnë klubet e tyre të dashura përveç mbështetjes së zakonshme nga tribuna, siç është rasti i atyre të St. Paulit.

Tifozët e skuadrës së Bundesligës grumbulluan mbi 27 milionë euro dhe blenë aksione në stadiumin Millerntor, i cili ka një kapacitet prej 29.546 vendesh.

Ishte një mënyrë për një klub me një nga buxhetet më të vogla në Bundesligë për të kapërcyer një krizë të madhe dhe çdo tifoz shpenzoi saktësisht 850 euro për të blerë një pjesë të stadiumit.

Prej tyre, 100 euro shkuan për tarifat dhe kontributet, dhe çdo blerje e futi klientin në një short për darkë me kapitenin e ekipit Jackson Irvine, pako VIP, fanella të firmosura dhe më shumë.

Tani që tifozët janë bërë pronarët e shumicës së stadiumit, klubi së shpejti do të jetë në gjendje të reduktojë detyrimet financiare dhe t’i drejtojë paratë në segmente të tjera të biznesit.

St. Pauli u promovua sërish në Bundesligë sezonin e kaluar si kampion i divizionit të dytë. Skuadra është aktualisht tri pikë larg zonës së rënies me shtatë xhiro të mbetura në radhët elitare të futbollit gjerman.

“Tani ne duam të përdorim momentin për të arritur qëllimin tonë të ardhshëm të madh dhe për të siguruar mbijetesën tonë në Bundesligë”, potencoi presidenti i klubit Oke Gottlich.

Next Post

Partizani fiton duelin e kreut

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.