Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, u shfaq para mediave në prag të ndeshjes kundër Betisit në La Liga sonte në mbrëmje.Por, duke lexuar mes rreshtave në konferencën e tij, ka dalë e qartë se objektivi i Flik është ta çojë Barçën deri në finalen e Ligës së Kampioneve, që do të luhet as më shumë e as më pak, por në Mynih, aty ku ka kaluar një pjesë të karrierës së tij si trajner. Trajneri, i cili përsëriti se sa krenar është për ekipin dhe atmosferën e mirë në dhomat e zhveshjes, bëri të qartë se ndeshja ndaj Betisit nuk do të jetë e lehtë. Përveç kësaj, ai njoftoi se Gavi tani është njëqind për qind i riaftësuar.
BETISI DHE ECURIA – “Do të jetë një ndeshje e vështirë, ne e kemi parë edhe në Kupë në shtëpi. Ne duhet të luajmë në nivelin tonë më të mirë kundër tyre. Duhet të menaxhojmë ngarkesën e lojtarëve, duhet t’i rikuperojmë ata”.
GAVI – “I kishim bërë planet ndryshe. Kishim menduar se ai do të luante disa minuta kundër Atletikos së Madridit, por më pas kishte dyshime dhe unë vendosa ta rezervoja. Tani ai nuk ka asnjë problem. Kam folur me mjekët dhe ai është në dispozicion për ndeshjen kundër Betisit”.
DINAMIKA POZITIVE – “Ne shikojmë gjithçka. Çdo ditë kontrollojmë dhe verifikojmë se si janë lojtarët, në çfarë niveli. Nëse ata flenë mirë apo jo. Ne masim gjithçka. Për ta është e rëndësishme të ushqehen mirë, të flenë mirë… Kur fiton të ndihmon shumë, shumë. Të jep besim, skuadra beson. Kur lexoj ose dëgjoj lojtarët, është si të thuash se jemi në një moment të mirë dhe nuk ka frikë”.
RROTACIONET – “Kur thashë se duhet të menaxhojmë lojtarët, i referohesha si ngarkesës së punës, seancave stërvitore dhe ndeshjeve. Është normale. Unë flas me specialistët dhe së bashku marrim vendime. Ne gjithmonë fokusohemi në ndeshjen e radhës, jo te Dortmundi”.
SHUMË KLASIKE – “Siç e thashë më parë, më pëlqen të ëndërroj, por duhet të fokusohemi edhe në ndeshjen e radhës. Ëndrrat bëhen realitet kur punon shumë dhe fokusohesh. Ne luftojmë për gjithçka”.
GARA NË LA LIGA – “Ka mbetur ende shumë. Kanë mbetur edhe nëntë ndeshje. Ka shumë pikë në lojë. Nuk mendoj se gara për titullin në La Liga është vetëm mes nesh dhe Realit”.
PANORAMASPORT.AL