Monday, 18. May 2026
Sport

VIDEO/ Statujë qesharake në nder të tij, reagimi i lojtarit të Liverpulit bën xhiron e rrjetit: Duket sikur…

GS 05/04/2025 2 Min. Lesezeit

Dominik Szoboszlai ka rënë pre e një rrengu për datën 1 prill. Në ditën e gënjeshtrave, lojtari i Liverpulit dhe Hungarisë, iu tha se do të inaugurohet një statujë në nder të tij.

Screenshot 2025-04-05 132948

Gjithçka rezultoi të ishte një makth për të, pasi mesfushori hungari u shtang kur pa realizimin në nder të tij. 24-vjeçari pa një statujë që jo vetëm nuk e përfaqësonte, por ishte mjaftueshëm tallëse për ta trembur.

Ky krijim, që supozohej për kapitenin e Hungarisë, ishte po ashtu i përbërë nga rreth 1200 telefonë të shtypur. Një statujë që po tregonte riciklimet e kompanisë Telekom.

Pavarësisht çfarë pa, Szoboszlai qëndroi i fortë dhe pozoi me të. Më pas u pyet nga organizatorët nëse e pëlqeu.

“Jo, isha afër largimit. Qëndrova sepse iu respektoj”, u shpreh i zhgënjyer lojtari i Liverpulit”. Po ashtu në një moment tjetër shtoi: “Nuk duket aspak si unë. Duket sikur prapanica ime u kthye mbrapsht”.

Para se t’i tregohej se kishte rënë pre e një rrengu, Szoboszlait iu tha se statuja në fjalë do kalonte një tur.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: