Monday, 18. May 2026
Sport

Ronaldo shënon golin e 931-të në karrierë, Al-Nassr futet në luftën për titull

GS 05/04/2025 2 Min. Lesezeit

Cristiano Ronaldo ka shënuar dy gola në ndeshjen e fundit në ligën arabe, duke regjistruar në total 931 gola në karrierë ndërsa sa i përket aventurës së tij me Al Nassr, ai deri më tani ka shënuar 94 herë.

Al Nassr i është rikthyer luftës për titull në Saudi Pro League, ndërsa të premten mori një fitore mjaft të rëndësishme përballë një rivali direkt, siç është Al Hilal.

Skuadra u udhëhoq nga portugezi Cristiano Ronaldo, i cili realizoi një dopietë dhe dhuroi një tjetër performancë fantastike.

Goli i tij i parë erdhi në minutën e 47’, pasi u shërbye brenda zonës së rreptësisë nga senegalezi Mane.

Një fitore kjo e rëndësishme për Al Nassr, që renditet i treti në kampionat, por dhe për Ronaldon, që numëron 84 realizime me skuadrën e tij që prej kalimit në Arabinë Saudite.

Jo vetëm kaq, por 40-vjeçari synon që të arrijë kuotën e 1 mijë golave në karrierë, edhe pse do të jetë e vështirë, pasi deri më tani ka 931 realizime.

Synimi i tij mund të duket i vështirë për t’u arritur, megjithatë, në fund të ndeshjes, portugezi u shpreh se nuk po lufton vetëm për të arritur 1 mijë gola, por për të ndihmuar skuadrën e tij në fitimin e trofeve.

Teilen: