Mirlind Daku po sakrifikon në maksimum për Rubin Kazan. Lojtari i Kombëtares është rikthyer sot në fushë, ndërsa klubi rus po luante për javën e 23-të të kampionatit. Rubin Kazan barazoi me rezultatin 1-1 në transfertën e Krilia Sovetov.
Daku është një lojtar i domosdoshëm për ekipin e tij. Mungesa ka rënë në sy, për këtë ka vendosur shtrëngojë dhëmbët.
Për sulmuesin shqiptar është njoftuar që luan me injeksione. Madje për Dakun po diskutohet një ndërhyrje e mundshme, që është mbajtur peng.
Kujtojmë se me Kombëtaren shqiptare nuk u grumbullua, pikërisht për shkak të situatës që po kalon. Daku la fushën e lojës në sekondat e fundit të ndeshjes. Nuk munguan komplimentet, pasi ishte ndër të dalluarit e Rubin Kazan. Goli i barazimit në fund, erdhi pikërisht nga penalltia e fituar prej tij.
Zëvendësimi i Dakut: (VIDEO)
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL