Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka shënuar për fitoren e thellë të Comos ndaj Monza-s vendase.
Vojvoda u paraqit nga minuta e parë dhe shënoi në minutën e 51-të.
Për vendasit shënoi Mota (5′); dhe për udhëtuesit Ikone (16′), Diaz (39′) e Vojvoda (51′).
Vojvoda është zëvendësuar në minutën e 59-të.
Pas javës së 31-të në Serie A, Como renditet në vend të 13-të me 33 pikë e Monza në të 20-tin me 15 sosh.