• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Man United bën ofertë zyrtare për transferimin e top sulmuesit në verë

05/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester United ka bërë një ofertë zyrtare për transferimin e një sulmuesi para hapjes së afatit kalimtar veror.

Para derbit ndaj Manchester Cityt të dielën, Unitedi e gjen veten në pozitën e 13-të në Ligën Premier dhe Ruben Amorim është i etur për përforcime.

Klubi tashmë është lidhur me një lëvizje ambicioze për transferimin e Federico Valverdes, por fokusi i tyre kryesor është nënshkrimi me një sulmues.

Rasmus Hojlund i cili u transferua për 72 milionë euro nga Atalanta, ka pasur vështirësi që të gjejë formën dhe deri më tani ka realizuar vetëm tre gola në kampionat.

Sidoqoftë, sipas raportimeve nga Turqia, Unitedi tashmë ka bërë një ofertë për njërin nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë.

Sipas gazetarit Arda Ozkurt, që të dy klubet United dhe Arsenal kanë bërë ofertat e tyre për Victor Osimhen, i cili aktualisht po luan në huazim tek Galatasaray nga Napoli.

Reprezentuesi Nigerian ishte pranë transferimit tek Chelsea ose në Superligën e Arabisë në verë, por një marrëveshje e tillë nuk u arrit, duke bërë që ai të përfundonte tek Galatasaray përkohësisht.

Osimhen ka realizuar 28 gola në 32 ndeshje për gjigantin turk, të cilët janë të etur të nënshkruajnë në mënyrë të përhershme me të dhe janë të gatshëm të bëjnë sakrifica për ta bërë këtë realitet.

Next Post

LIVE PARMA-INTER/ Zhbllokohet sfida, Darmian sjell festë te zikaltrit (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.