• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Prishtina ndahet me trajnerin Cavalli, përmend shëndetin e tij si arsye të largimit

05/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Francezi Jean-Michel Cavalli nuk do të jetë më trajner i Prishtinës.

Lajmi është konfirmuar të shtunën, një ditë pasi u mposht nga Malisheva me rezultatin 1:0.

Ai ballafaqim u zhvillua në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, dhe i takoi xhiros së 27-të të Superligës.

Në 12 ndeshjet e fundit në Superligë, Prishtina e ka vetëm një fitore, shtatë barazime dhe katër humbje.

Por, Prishtina ka shkruar të shtunën se Cavalli largohet për arsye shëndetësore.

“Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pas një marrëveshjeje të përbashkët, FC Prishtina ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Jean-Michel Cavalli. E falënderojmë trajnerin Cavalli për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës së tij në klub, duke i uruar shëndet të plotë dhe shumë suksese në të ardhmen, si në aspektin personal ashtu edhe profesional. Merci, Mr. Cavalli!”, ka shkruar Prishtina.

Prishtina është e pesta në tabelën e Superligës me 35 pikë, aq sa ka edhe Ferizaj në vendin e gjashtë.

Next Post

Disfatë për Real Madridin përballë Valencias

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.