Pasi i mposhti një nga një “të fortët”, Golden Eagle Ylli pritej ta kalone lehtë Proton Cable Prizrenin, skuadër kjo e cila e ka mbyllur kampionatin elitar të Kosovës në vendin e fundit.
Por ashtu nuk ngjau në parket!
Djemtë e Arbnor Rifatit shfaqën një super ndeshje në “Sezair Surroi”, duke e djersitur fort ekipin nga Suhareka.
“Xhebrailat” e morën fitoren vetëm në minutin e fundit, pasi kur rezultati ishte 93-93, arritën t’i shënojnë tri treshe njëra pas tjetrës, kurse prizrenasit realizuan vetëm një të tillë e një gjuajtje të lirë, për rezultatin përfundimtar 97-102.
Ky ballafaqim pati edhe momente tensioni, kur Lenzelle Smith J.r i vendasëve dhe Imran Polutak goditën njëri-tjetrin me grushte, për çka u përjashtuan nga loja,