Monday, 18. May 2026
Sport

Konseisao gozhdon në stol Himenez, publikohen formacionet zyrtare të Milan-Fiorentina

GS 05/04/2025 1 Min. Lesezeit

Milani luan sot një sfidë shumë delikate ndaj një skuadre që e ka rivale për Europën, Fiorentinës. Kjo e fundit, nën drejtimin e Paladinos ka bërë mirë deri tani dhe synon që të lërë pas përfundimisht kuqezinjtë, nga të cilët i ndajnë 4 pikë në renditje, e të synojë zonën Champions.

sdffdsfsdfsdfsdsfdsfd

Ajo që bie në sy në rreshtimin e sotëm të Milanit është prania mes titullarëve e Rafael Leaos, por qëndrimi në stol i Santi Himenez, blerjes së madhe për sulmin e kuqezinjve. Konseisao ka preferuar përsëri si titullar Abraham, duke bërë të qartë në këtë mënyrë se për momentin meksikaani është shumë larg pritshmërisë.

FORMACIONET ZYRTARE

MILAN (4-2-3-1): Menja, Uoker, Çau, Tomori, Teo Hernandez, Musah, Fofana, Pulisiç, Reijnders, Leao, Abraham.
Trajner: S. Konseisao

FIORENTINA (3-5-2): De Gea; Pongraçiç, Mari, Ranieri; Dodo, Mandragora, Kataldi, Faxholi, Parisi; Gudmundson, Ken.
Trajner: R. Paladino

PANORAMASPORT.AL

Teilen: