• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

U mposhtën ndaj Valencias, por Vinicius barazon rekordin legjendar të Ronaldo Fenomenit te Real Madridi

05/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vinicius Zhunior ka barazuar rekordin e golave të Ronaldo Nazarios te Real Madridi, me golin e realizuar në humbjen ndaj Valencias. 

Screenshot_12-4-780x439

Vinicius u bë golashënuesi më i mirë brazilian tek Real Madridi së bashku me legjendën Ronaldo Nazario, teksa shënoi golin e 104-të me fanellën e ‘Los Blancos’ ditën e sotme. 

Ronaldo e kishte arritur këtë rekord në vitin 2007 dhe iu deshën 177 ndeshje për ta kapur atë shifër të golave. 

Viniciusit në anën tjetër iu deshën 303 ndeshje për të arritur këto shifra. Braziliani e kishte nisur keq ndeshjen ndaj Valencias, pasi në minutën e 12-të dështoi të shënojë nga penalltia. 

Sidoqoftë, ai e përmirësoi gabimin e tij në minutën e 50-të duke barazuar rezultatin në 1-1, por kjo nuk mjaftoi pasi Hugo Duro realizoi në minutën e 91-të për t’i dhënë Valencias fitoren. 

Kjo humbje që pësoi Real Madridi mund të jetë fatale në shpresat e tyre për të fituar La Ligan këtë sezon. 

Në rast se Barcelona fiton ndeshjen që ka në duar ndaj Real Betisit, atëherë diferenca mes tyre dhe blaugranasve si lider do të ishte gjashtë pikë. 

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Katër gola në 'San Siro", Milan mezi e shmang humbjen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.