Monday, 18. May 2026
Sport

VIDEO/ Nga derbi në Serinë C, çudia me titullarin e Milanit

GS 05/04/2025 1 Min. Lesezeit

Alex Himenez luajti sot me Milan Futuro në Serie C. Lajmi, sado i veçantë të duket, ka logjikën e vet. Ai nuk mund të luante në Serinë A kundër Fiorentinës për shkak se ishte skualifikuar. Klubi e pyeti nëse do të ishte i disponueshëm për të ndihmuar me ekipin e dytë dhe spanjolli pranoi.

himenez

Një luks i madh për Odon, i cili kishte me vete një lojtar pothuajse titullar në Serinë A. Sidoqoftë, Himenez nuk mund të luajë në play-out, të cilat për momentin janë perspektiva më e mirë e mundshme për Milan Futuro, pasi nuk ka 25 paraqitjet me ekipin që militon në Serinë C.

Në duelin e sotëm Milan U23 triumfoi me rezultatin 1 me 2 ndaj Sestri Levante.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: