Monday, 18. May 2026
Sport

Betis befason Barcelonën

GS 05/04/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Betisit është kthyer me një pikë të madhe nga Barcelona, që ka shijen e fitores. 

Ballafaqimi ka përfunduar baras (1:1).

Barcelona e ka dominuar lojën, pati një mori raste por pa konkretizim.

Në minutën e 7-të Gavi kaloi në epërsi Barcelona. 

Kjo epërsi nuk i ka zgjatur më shumë se 10 minuta ku Natan ka barazuar rezultatin 1:1.

Pas javës së 30-të në kampionatin spanjoll, Barcelona kryeson me 67 pikë, ka 4 më shumë se Reali në pozitën e dytë dhe Betis renditet në të 5-tin me 48 sosh.

Teilen: