Los Angeles Clippers e mposhtën Dallas Mavericks me rezultat 135:104 dhe kështu mbetën në lojë për t’u vendosur direkt në play off.
James Harden dhe Kawhi Leonard i çuan drejt fitores me 29 pikë, ndërsa Ivica Zubac shtoi 25 me dhjetë kërcime dhe dy asistime.
Harden shtoi 14 asistime dhe shtatë kërcime, dhe Leonard gjashtë kërcime dhe tre asistime.
Për Mavericks, Davis shënoi 27 pikë me nëntë kërcime, dhe Jones shtoi 18 me shtatë kërcime.
Thompson e përfundoi ndeshjen me 14 pikë dhe dyshifror ishte edhe Uashingtoni me 12 pikë dhe pesë kërcime, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.
Milwaukee Bucks ka triumfuar në udhëtim te Miami Heat, derisa fitore të madhe ka marrë edhe Minnesota në udhëtim te Philadelphia 76ers 109:114.
Rezultatet:
Atlanta – New York 105:121
Detroit – Memphis 103:109
Philadelphia – Minnesota 109:114
Miami – Milwaukee 115:121
LA Clippers – Dallas 135:104