Monday, 18. May 2026
Sport

VIDEO/ Rafinja humbet kontrollin pas barazimit të Barcelonës, si Hansi Flik dhe Ter Shtegen e ndaluan brazilianin…

GS 06/04/2025 2 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Barcelonës, Rafinja, humbi plotësisht kontrollin pas barazimit ndaj Betis.collage-11-780x439Fillimisht Robert Levandovski u përpoq ta qetësonte dhe më pas lojtarët e tjerë që qëndruan mes tij dhe ndihmës arbitrit për të parandaluar konfliktin e mëtejshëm.

Ai u nis drejt dhomës së zhveshjes ku u prit nga Hansi Flik i cili donte ta përshëndeste dhe ta qetësonte, por braziliani u largua sa më shpejt.

Gjithçka vazhdoi rrugës për në dhomën e zhveshjes, ku rolin kryesor e pati kapiteni i skuadrës, Mark-Andre ter Shtegen, me të cilin braziliani pothuajse u përplas fizikisht. Gjermani u përpoq ta qetësonte, por Rafinja që donte të dëgjonte për një mundësi të tillë dhe vendosi t’i hiqte dorën Ter Stegenit.

Në fund, Ter Shtegen dhe Flik e shoqëruan atë në dhomën e zhveshjes dhe parandaluan një incident të madh.

“Ai ishte i inatosur me mua, jo me gjyqtarët dhe më bërtiti”, tha Flik.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: