• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Te Real Madrid po rritet pakënaqësia

06/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Te Real Madrid po rritet pakënaqësia ndaj Vinicius Junior.

Anësori i talentuar brazilian ka qenë një nga pikat kyçe në sukseset që “Los Blancos” kanë arritur vitet e fundit, por mungesa e qëndrueshmërisë së tij këtë sezon, provokimet e vazhdueshme, kërksat e shumta që ka për rinovimin, të gjitha këto kanë bërë që drejtuesit e Real Madrid të konsiderojnë seriozisht shitjen e tij në fund të sezonit aktual.

Për Vinicius ka një interes të madh nga klubet arabe, të cilat janë të gatshme të paguajnë deri në 300 milionë euro për kartonin e tij. Në këtë situatë, te Reali po mendojnë që tani zëvendësuesin e mundshëm të brazilianit dhe kanë në mendje të paktën 3 kandidatë.

I pari në listë është Viktor Gyökeres, i cili po shkëlqen te Sporting Lisbon këto dy sezonet e fundit dhe këtë sezon ka shënuar mbi 40 gola në të gjitha kompeticionet deri tani. Suedezi do të largohet në verë nga portugezët dhe interesi për të është shumë i madh. Sporting e vlerëson rreth 100 milionë euro.

I dyti është Rafael Leao, ylli i Milanit. Portugezi do të përshtatej në mënyrë të përkryer në sistemin e Real Madridit falë ekuilibrit, shpejtësisë dhe aftësisë së tij për të bërë diferencën në situatat një-në-një. Milan është i gatshëm të heq dorë prej tij për një shifër mes 70-80 milionë euro.

Opsioni i tretë është Victor Osimhen. Nigeriani, aktualisht i huazuar te Galatasaray nga Napoli, do të rikthehet në fund të sezonit në Itali, por nuk do të qëndrojë gjatë për shkak të marrëdhënieve të acaruara me klubin napolitan, ndaj pritet shitja e tij. Napoli e vlerëson rreth 75 milionë euro.

Next Post

Shuma marramendëse që duhet të paguajë Fenerbahce, nëse e shkarkon Mourinhon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.