Monday, 18. May 2026
Sport

Kosova e Dusseldorfit shkëputet në krye të Landesligas

GS 06/04/2025 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Kosovës së Dussledorfit tani ka 2 pikë më shumë se vendi i dytë, Juchen.

Një deshmi se skuadra kuqezi është afër që të bëjë historinë.

“Klubi ynë vazhdon marshimin drejt objektivave të sezonit me një tjetër fitore të rëndësishme! 

Image

Pesë vendet e para

Sot, ekipi ynë triumfoi me rezultat 2:0 ndaj VfB Hilden II, në një ndeshje ku u treguam të vendosur dhe efikasë.

Golat për skuadrën tonë u shënuan nga Fatlum Ahmeti në minutën e 29-të, Ermir Sadria në minutën e 90-të.

Urime djemve për përkushtimin dhe luftën në fushë!

Forca Kosova – bashkë drejt suksesit!”, shkruan në faqen e klubit.

“Vendi parë me 60 pikë të grumbulluara.

Vazhdojmë të kemi sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në ligë 

Me 70 gola të shënuar e vetëm 21 të pësuar pas 26 ndeshjeve të zhvilluara”, – njofton FC Kosova.

Teilen: