Roma dhe Juventusi nuk shkuan më shumë se barazimi 1 me 1 në duelin e zhvilluar në “Olimpico”, i vlefshëm për javën e 31-të të Serisë A. Ky ishte barazimi i 14-të në kampionat për bardhezinjtë, të cilët arritën të ndalnin vrullin e Romës së Ranierit me 5 fitore radhazi, duke e bërë tepër interesante luftën për zonën Champions.
Bardhezinjtë e trajnerit Igor Tudor, kaluan të parët në avantazh me Lokatelin në minutën e 40-të. Mesfushori italian rrëmbeu skenën me një supergol nga jashtë zonës, ndërkohë që kryeqytetasit vendosën baraspeshën me Shomurodov, i cili shënoi në minutën e 49-të.
Në 31 javë, Juventusi ka siguruar 56 pikë, duke mbajtur vendin e pestë, ndërkohë që Roma është pozicionuar në vendin e shtatë me 53 pikë.
Në duelin e radhës “Zonja e Vjetër” do të presë Leçen, ndërsa Roma do të ketë përballë Lacion në derbin e kryeqytetit.
FT: ROMA-JUVENTUS 1-1
Shomurodov 49′ / Lokateli 40′
GOLI I SHOMURODOV: VIDEO
SUPERGOLI I LOKATELIT: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL