Monday, 18. May 2026
Sport

FOTO/ Nga Juljan Shehu te dy lojtarë të tjerë nga Kombëtarja, njihuni me pesë legjionarët më të vlerësuar për javën e kaluar

GS 07/04/2025 1 Min. Lesezeit

Java e kaluar solli si zakonisht gola dhe paraqitje të mira nga disa prej legjionarëve. “Sofascore” ka veçuar pesë vlerësimet më të mira, pas performancave dhe ndikimit që patën.

Screenshot 2025-04-07 094945

Në krye të listës qëndron Juljan Shehu. Lojtari i Kombëtares gjeti sërish golin me Uidzeu Lodz dhe mban notën 7.9. Golin e gjeti edhe Bitri, që i dha Giorit një barazim me vlerë në fund. Për këtë është vlerësuar me notën 7.5 dhe pse luajti vetëm në minutat e fundit.

Adrion Pajaziti, njëjtë si Bitri, u vlerësua me notën 7.5. Pas tyre vjen Mirlind Daku, që dhe pse me probleme sakrifikoi për Rubin Kazan. Daku fitoi penalltinë që u shndërrua më pas në gol, për të barazuar 1 me 1.

I pesti është një tjetër lojtar i Kombëtares. Feta Fetai ishte ndër më të dalluarit e Lokomotivës dhe pse nuk u shmang humbja 0 me 1 ndaj Rijekës.

Screenshot 2025-04-07 090521

PANORAMASPORT.AL

Teilen: