• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tifozët e United fyen Foden – reagon Pep Guardiola

07/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pep Guardiola kritikoi një grup të vogël të tifozëve të Manchester United pasi ata e shënjestruan Phil Foden me thirrje fyese.

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, tha se tifozët e Manchester United që sulmuan Phil Foden me një këngë të neveritshme duhet të ndihen ‘të turpëruar’.

Ndeshja mes Man United dhe Man City përfundoi me një barazim pa gola në Old Trafford të dielën.

Pas një derbi të zbehtë të Manchesterit, Gary Neville shpërtheu në kritika të ashpra pas përfundimit të takimit.

Por, një nga ngjarjet kryesore të përballjes së Premier League ndodhi jashtë fushës.

Tifozët e United drejtuan thirrje fyese ndaj Foden, i cili e nisi ndeshjen si titullar para se të zëvendësohej në pjesën e dytë për shkak të një dëmtimi të mundshëm.

Tifozët në stadium u dëgjuan duke kënduar: “Phil Foden, nëna jote është një s*”**.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Guardiola u pyet për këto thirrje dhe nuk hezitoi të kritikonte tifozët përgjegjës.

“Pa klas,” tha ai. “Por nuk është Manchester United si klub, janë disa njerëz. Ne jemi kaq të ekspozuar në ekranet e futbollit botëror – trajnerët, pronarët dhe sidomos lojtarët. Sinqerisht, nuk e kuptoj mendësinë e njerëzve që përfshijnë nënën e Phil-it në këto gjëra. Është mungesë integriteti dhe klasi, dhe ata duhet të ndihen të turpëruar…”.

Thirrjet u dëgjuan gjatë lojës dhe kur Foden po largohej nga fusha.

Duke folur për Foden, Guardiola shtoi:

“Kur skuadra nuk po luan në nivelin dhe standardet që kemi pasur, të gjithë duken ndryshe”.

“Phil? Nuk ka dyshim. E shoh çdo ditë në stërvitje, pasionin, buzëqeshjen në fytyrën e tij. Kjo është ajo që dua… Sigurisht që ndikimi i tij nuk ka qenë i njëjtë, por nuk është vetëm ai. Nëse shihni shifrat në katër, pesë, gjashtë vitet e fundit, shumë lojtarë kanë pasur gola dhe asistime, ndërsa këtë sezon kemi rënë jashtëzakonisht shumë – të gjithë, jo vetëm një lojtar. Kjo është arsyeja pse kemi vështirësi të krijojmë apo të fitojmë, por cilësia është aty”.

“Ndonjëherë, gjatë një karriere të gjatë, ke sezone kur nuk je në kulmin tënd – ndoshta sezonin e kaluar ai arriti majën, ishte lojtari më i mirë në Premier League, fitoi titullin dhe ndikimi i tij ishte i pabesueshëm. Dhe ai do të rikthehet”, tha Guardiola.

Next Post

Tifozët e United fyen Foden – reagon Pep Guardiola

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.