• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Penalltia e humbur, si Vinicius nuk fitoi bastin 50 euro me kundërshtarin

07/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Giorgi Mamardashvili ishte njeriu i fitores së Valencias kundër Realit të Madridit të shtunën në mbrëmje. Ishte goli i Hugo Duros në minutat shtesë që i dha suksesin Valencias, por me pritjet e tij, portieri gjeorgjian ishte pa dyshim figura kryesore e skuadrës.

Screenshot 2025-04-07 114753

Me shumë pritjeve të rëndësishme të bëra prej tij ishte dhe ajo e minutës së 12- të, kur portieri i Valencias neutralizoi një penallti të Vinicius. Një penallti nga e cila ai ka fituar dhe një bast personal prej 50 eurosh me sulmuesin brazilian. Në fakt, Mamardashvili zbuloi në zonën mikse pas ndeshjes se kishte vënë bast 50 euro me Vinicius se do të priste penalltinë e goditur nga braziliani.

Dhe ai fitoi. “Para ekzekutimit të penalltisë nga Vinicius, pata një bisedë me të. Dhe kam fituar 50 euro prej tij”, shpjegoi ai me një buzëqeshje që zgjoi kureshtjen e gazetarëve. Një nga të pranishmit e pyeti: Si? “Po, e pyeta nëse donte të vinte bast 50 euro dhe ai më tha po. E prita penalltinë dhe fitova”, shtoi ai në zonën mikse të stadiumit “Santiago Bernabeu”, pas ndeshjes. Më tej, portieri ka vijuar me historinë e tij me Vinin.

“Ai duhej të më paguante pas ndeshjes, por nuk ma ka dhënë ende. Asgjë nuk ndodh”, përfundoi ai me shaka. Portieri gjeorgjian, i cili në fund të sezonit do të transferohet te Liverpuli, nuk po kalon sezonin e tij më të mirë te Valencia dhe këtë e ka shkrehur edhe vetë. Megjithatë, penalltia e pritur ndaj Vinit ka bërë që të harrohen shumë gabime të tij. Sakaq, krejt ndryshe situata me brazilianin e Realit të Madridit, i cili ka humbur penalltinë e dytë radhazi.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sonte derbi Tirana-Partizani, ja plani i masave për mbarëvajtjen e derbit nga DVP Tiranë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.